20 Shtator 2017

Parashikimi i motit për pesë ditë

Prishtinë, 17 korrik - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bere te ditur se nga  dita e hëne dhe e marte parashihen të jenë relativisht të freskëta, më tej mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Temperaturat minimale  parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.

  Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja  me shpejtësi  deri 8m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2017 - Programi "Kërko Drejtësi” i financuar nga Departamenti i SHBA-së në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës mbajn takimin e fundit të programit D4J. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Auditoriumi i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9:30)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë,  ora 10:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Vushtrisë dhe do të takohet me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku. (Ambientet e komunës, ora 13:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve” zhvillohet aktiviteti “Udha e Paqes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Kalanë e Harilaqit, në Fushë Kosovë. (Kalaja e Harilaqit, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës ju njofton do ta hapë fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, ku do të prezantojë kandidatët për kryetar komunash. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 17:00)

- Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital organizon ngjarjen tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”. (Duplex, ora 20:00)