20 Shtator 2017

Temperaturat e larta shkaktojnë nxemjen e transformatorit

Ferizaj, 11 korrik - Operatori KOSTT njofton se për shkak të punimeve në kuadër të projektit të revitalizimit të nënstacioneve, në zonën Ferizaj 1 dje ka pasur reduktime të zgjatura në këtë zonë.

\"Njoftohen qytetarët e komunës së Ferizajt se me datë 10 korrik, temperaturat e larta atmosferike kanë shkaktuar nxemjen e transformatorit energjetik TR2 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, i cili ka qenë në punë gjatë periudhës sa janë realizuar punimet në transformatorin TR 1 në këtë nënstacion, në kuadër të projektit të KOSTT për rehabilitimin e stabilimenteve 35 kV\", thuhet në një komunikatë të Operatorit.

Si pasojë e kësaj, reduktimet në furnizimin me energji elektrike të parapara në NS Ferizaj 1 në kuadër të këtij projekti, kanë zgjatur më shumë se sa që është paraparë, deri në ora 19:00.

Punimet e parapara të KOSTT për dje bëhet e ditur se kanë përfunduar dhe transformatori energjetik TR 1 është energjizuar me sukses në ora 21:56.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajit për reduktimet e shkaktuara, pasi që implementimi i këtij projekti është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Ferizajit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2017 - Programi "Kërko Drejtësi” i financuar nga Departamenti i SHBA-së në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës mbajn takimin e fundit të programit D4J. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Auditoriumi i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9:30)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë,  ora 10:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Vushtrisë dhe do të takohet me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku. (Ambientet e komunës, ora 13:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve” zhvillohet aktiviteti “Udha e Paqes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Kalanë e Harilaqit, në Fushë Kosovë. (Kalaja e Harilaqit, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës ju njofton do ta hapë fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, ku do të prezantojë kandidatët për kryetar komunash. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 17:00)

- Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital organizon ngjarjen tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”. (Duplex, ora 20:00)