29 Mars 2024

Komuna apelon shmangien nga ekspozimet e panevojshme në diell

Prishtinë, 1 korrik - Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që tu shmangen ekspozimet e panevojshme në diell pasi sipas parashikimeve të motit sot pritet që temperaturat në qytetin tonë të jenë shumë të larta.

\"Apelojmë te qytetarët që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00\", thekson komuna.

Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare.

\"Apelojmë gjithashtu që gjatë ditës së nesërme të konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta\", thuhet në njoftimin e komunës.

Për qytetarët në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrëfiksave, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Gjithashtu ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente do të jenë në gatishmëri të plotë dhe luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra.

\"Gjithashtu, thërrasim qytetarët dhe bizneset që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)