19 Mars 2024

KEK investon në mbrojtje të mjedisit

Prishtinë, 24 qershor - Përkundër sfidave të prodhimit, objektivë kryesore e KEK-ut nga viti 2009 ka qenë dhe mbetet mbrojtja e mjedisit në hapësirat ku operon.

Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK), përmes një komunikate, njofton se tashmë ka hyrë në fazën përfundimit të suksesshëm të ciklit të investimeve mjedisore  e që kapin shumën  prej mbi  50 milion euro, kryesisht nga mjetet vetanake.

\"Në këtë vazhdë, në ish deponin e vjetër të hirit të TC-Kosovës A, që nuk përdorët tash e disa vite dhe që ka një hapësirë prej rreth 250 hektarësh është akumuluar hiri që nga fillimi i viteve të 60-ta. Përkundër faktit se kjo ish-deponi e hirit është e trashëguar, KEK-u në mesin e projekteve për përmirësimin e mjedisit është ne finalizim të trajtimit edhe të kësaj ish-deponie\", thuhet në komunikatë.

Sipas KEK-ut, deri më tani projekti për rikultivimin e kësaj deponie ka arritur të dizajnojë dhe mbulojë me djerrinë afer 243 hektarë, ndërsa, në sipërfaqen e mbetur prej 20 hektarëve është bërë dizajnimi dhe tani janë intensifikuar punimet  për fazën e mbulimit me djerrinë e cila parashihet të përfundojë në afatin optimal.

\"Përndryshe, si rezultat i punës së bërë gjer më tani, përveç që shihet qartë ndryshimi në fotot e paraqitura, kjo gjendje vërtetohet edhe nga matjet e realizuara në baza të rregullta, niveli i  pluhurit përreth ish deponisë se hirit, është zvogëluar dhe është brenda kufijve të lejuar me ligj\", thuhet në komunikatë.

Si rezultat përfundimtar, një kodër e hirit e cila për 50 vite ishte burim i ndotjes së vazhdueshme e cila prekte një zonë të gjerë nga Obiliqi deri në Prishtine, është duke u ri-kultivuar dhe po shndërrohet në një zonë të gjelbër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)