16 Prill 2024

Tahiri kërkon zhbllokimin e marrëveshjes për energjinë

Berlin, 19 qershor – Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila po qëndron në Berlin, sot zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të Qeverisë gjermane, ku u bisedua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës.

Nga Zyra e ministres bëjnë të ditur se, Tahiri u prit nga Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Ekonomisë, Helge Tolksodorf. Në takim mori pjesë edhe Heike Backofen –Warnecke, zëvendësdrejtore për Ballkanin në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu.

Në këtë takim, thuhet se ministrja Edita Tahiri kërkoi thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë duke potencuar rëndësinë e rritjes së investimeve ekonomike të Gjermanisë në Kosovë.

Ajo ka vlerësuar rritjen e angazhimeve të Gjermanisë në Kosovë dhe rajon, me ç\'rast nënvizoi se procesi i Berlinit po i jep një shtytje të re rimëkëmbjes ekonomike të rajonit, përmes stimulimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes për infrastrukturën dhe interkonektivitetin rajonal.

Ministrja Tahiri theksoi se me qëllim që agjenda e interkonektivitetit të ketë sukses në zbatimin praktik, duhet të hiqen pengesat e caktuara në raportet fqinjësore mes shteteve, duke kërkuar nga Gjermania që të angazhohet për zhbllokimin Marrëveshjes së Brukselit për Energjinë, e cila po mbahet peng nga ana e Serbisë.

\"Serbia duke e mbajtur të bllokuar marrëveshjen për Energjinë jo vetëm që po cenon sigurinë energjetike në rajon, por po bëhet pengesë për Kosovën si dhe për operimin e interkoneksionit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë për të cilën Gjermania ka investuar. Prandaj, në prag të Samitit të Triestës që mbahet në muajin korrik, është me rëndësi që Serbia të zhbllokoj marrëveshjen për Energjinë, për t\'i hapur rrugë sukseseve të procesit të Berlinit, në funksion të ardhmërisë më të mirë në rajon\", ka thënë Tahiri.

Drejtori për Ballkanin në Ministrinë gjermane të Ekonomisë, Helge Tolksdorf, ka deklaruar se  Gjermania mbështet shtetin e Kosovës në proceset e përparimit shtetëror si në planin e brendshëm ashtu edhe në integrimet euroatlantike.

\"Në këtë periudhë të përgatitjeve intensive për Samitin e Triestës në kuadër të Procesit të Berlinit, jemi të vetëdijshëm për pengesat dhe jemi shumë të angazhuar që të gjejmë rrugët për heqjen e pengesave që vijnë nga moszbatimi i marrëveshjes për Energjinë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Po ashtu, Gjermania ka dhënë mbështetje financiare për interkoneksionin energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe ne jemi shumë të interesuar për funksionimin e saj, sepse në këtë mënyrë i bëjmë realitet angazhimet tona për interkonektivitetin rajonal në fushën e energjisë, që hap rrugë për zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit\", ka thënë Tolksdorf.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)