18 Nëntor 2017

Vikendi kryesisht i vranët dhe intervale të shkurta me diell

Prishtinë, 17 qershor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve te vikendit do të mbajë mot  mot  kryesisht i vranët dhe intervale të shkurta me diell.

Vranësirat nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut herë -herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 12m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Nëntor 2017

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun Dita e Flamurit për senior. (Prishtinë, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, mban konferencën për media mbi vlerësimin e ecurisë së fushatës zgjedhore si dhe planin e DnV-së për vëzhgim gjatë Ditës së Zgjedhjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00) 

- Këtë vit për herë të tretë Kosova i bashkohet shteteve të ndryshme në botë të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, me c'rast organizohet dhurimi i gjakut dedikuar personave të lënduar në aksidente trafiku. Kolegji “Tempulli”, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel. (Kabineti i kryetarit, ora 16:30)