19 Prill 2024

KEDS njofton për ndërprerje të planifikuara të rrymës gjatë të shtunës

Prishtinë, 15 qershor – KEDS njofton se të shtunën do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elekrike në disa qytete të Kosovës, me kërkesë të palëve të treta të cilat janë duke kryer punime të ndryshme.

Në Shtime do të ndërprehet dalja 10 kV Carraleva prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe prej orës 14:00 deri në ora 17:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Shtimes, Qesta e Reqakut, Reqaku, Belinci, Caraleva, Topilla, Llanishta, Devetaku, Grejqevci, Zborci, Pjetkreshtica,Duga dhe Karaçica. Sipas KEDS-it, arsyeja e ndërprerjes është zhvillimi i punimeve nga firma “ERpoëer”.

Në Kaçanik do të ndërprehet dalja 10 kV Kaçaniku i Vjetër prej orës 06:00 deri në ora 10:00.  Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Doganaj, Duraj, Kaçanik i Vjetër, Stagovë dhe Begracë. Arsyeja e ndërprerjes është montimi i ndarësit linjor në shtyllën ekzistuese, kurse punimet kryhen nga firma “Monting”.

Po ashtu do të ndërprehet dalja 10 kV Voskopoja prej orës 11:00 deri ne ora 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Voskopoja, Trupaj, Trimori, Bicaj (Biqevc), Palloshi (Biqevc), Nikaj, Tushaj - Soponica, Malsia (Malzezi), Vata, Nikaj dhe bizneset private. Sipas KEDS-it, arsye e ndërprerjes është montimi i shkarkuesve të mbitensionit në shtyllën ekzistuese. Punime nga firma Monting.

Në rajonin e Prishtinës, do të ndërprehet dalja 10  kV në Grashticë, prej orës 10:00 deri në ora 15:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Grashtica dhe Radasheci. Arsye e ndërprerjes është vendosja e ndarësit linjor në LP 10 kV.

Te Parku i Biznesit do të ndërprehet: dalja  10 kV në  Llapushnik prej orës 11:00 deri në orën 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Xhurgjicë, Shkolla Llapushnikut dhe Kleqka e re. 

Në rajonin e Prizrenit, në nënstacionin Theranda do të ndërprehet dalja 10 kV Gjinovci prej orës 08:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në ora 18:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë dhe bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, \"Graniti\"Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë, Selim Muharremi. Arsye e ndërprerjes është shtrirja e përçuesit sipas projektit ,,Zgjerimi i rrjetitit 2017 \"  Lot 10.

Në rajonin e Mitrovicës, do të ndërprehet dalja 10 kV Iber Lepenci prej ores 09:00 deri në ora 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Hakif Bislimi, Kemajl Loshi, Shaip Kalludra, Ali Fejzullahu, Shaban Idrizi, Elmaz Peci, Hoxhë Hasan Tasini, Gani Hajra,  Zhabar i Ulët & Zhabar i Epërm.

Në nënstacionin Vushtria 2 do të ndërprehet dalja 10 kV Ekstra prej ores 09:00 deri në ora 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin rrugët: Bahri Kuqi, Shote Galica, Azem Bejta, Lutfi Musiqi, Shales, Drenicës, Adnan Shyti, Hoxhë Kadri Prishtina, 2 Maji, Osman dhe Shaban Bunjaku dhe fshati Begaj.

Do të ndërprehet edhe dalja 10 kV Maxhunaj prej orës 09:00 deri në ora 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci,  Ropica, Vilanci dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj. Arsye e ndërprerjes është zhvillimi i punimeve në rrjet.
 
Në rajonin e Gjilanit, në Kamenicë do të ndërprehet dalja 10 kV Industriali prej orës 09:00 deri ne ora 12:00. Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbeten:  Muharremi Petroll, Biraria (Topanicë), Seperacioni, Ujësjellsi (Topanicë), Lindi Petroll, Fabrika e Bllokave, Dogana, Topanicë (Përparimi), Borovcët dhe Landi. Arsye e ndërprerjes është montimi i ndarësit linjor në LP e Industrialit.a

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)