24 Prill 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

Prishtinë, 22 maj - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në organizim të përbashkët me institucionet tjera relevante, do të shënojë sot “Ditën Botërore të Biodiversitetit” sipas kalendarit të festave mjedisore.
 
Shënimi i kësaj dite të rëndësishme për Biodieversitetin do të organizohet tek Ujëvara e Mirushës në komunen e Klinës.

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, për të theksuar rëndësinë e biodiversitetit.

Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit ka temë kryesore globale integrimin e biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)