29 Mars 2024

Thirrje konsumatorëve të KEK-ut, që të shfrytëzojnë ligjin për faljen e borxheve

Prishtinë, 4 maj - Drejtori Menaxhues,  Arben Gjukaj me menaxhmentin e KEK-ut, kanë pritur në një takim Ministrin e Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga anëtarët e komisionit për faljen e borxheve publike.

Qëllimi i  takimit të  sotëm ishte falja e borxheve publike por u diskutua edhe për sfidat e tjera me të cilat ballafaqohet KEK-u, e që janë në fushën e përgjithësive të MF.

Drejtori Menaxhues Zt. Gjukaj, fillimisht ka informuar Ministrin Hoti dhe komisionin për ecurinë e deritanishme sa i përket faljes së borxheve publike, por edhe për gjendjen e minierës dhe funksionimin e dy termocentraleve.

“Me ligjin për falje të borxheve janë trajtuar gjithsejtë: 238,682 përfitues potencial ku deri më tani kanë përfituar 117,500 konsumator. Nga vlera totale e parapare për falje 262 milion deri me tani janë falur  101 milion (40%), përderisa nga vlera 96 milion e parashikuar për tu inkasuar deri me tani janë arritur marrëveshje për 14 milion EUR” ka thënë Zt. Gjukaj.

Në anën tjetër Ministri Hoti, ka përgëzuar menaxhmentin e KEK-ut për tejkalimin e shumë sfidave gjatë vitit 2016 dhe fillimit të këtij viti.

“KEK-u tanimë ka dëshmuar sukseset e veta, kjo është vërejtur edhe tek stabiliteti financiar i KEK-ut, pavarësisht sfidave me të cilat përballet KEK-u,  të arriturat financiare janë evidente duke përfshirë edhe kthimin i kredisë sipas planifikimeve” tha ndër të tjera Ministri Hoti.

Ministri Hoti dhe Drejtori Menaxhues Gjukaj, ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilat akoma nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi të vizitojnë zyrat e KEDS-it dhe në përputhje me ligjin për faljen e borxheve, të aplikojnë dhe të zhvillojnë procedurat brenda afatit ligjor, në mënyrë që të mund të realizojnë të drejtat e tyre që të përfitojnë nga falja e borxheve deri më 1 Shtator 2017.

Në përfundim të takimit, Ministri Hoti siguroi Drejtorin Menaxhues Gjukaj dhe menaxhmentin e KEK-ut, se nga Ministria që ai drejton do të kenë mbështetjen e plot për të gjitha veprimet që kanë për qëllim zhvillimin e KEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)