26 Korrik 2017

Termokos rikthen furnizimin me ngrohje

Prishtinë, 19 prill - Ngrohtorja e Prishtinës \"Termokos ka bërë të ditur se pas uljes së temperaturave dhe paralajmërimeve për përkeqësim të mëtutjeshëm të motit, menaxhmenti i NP “Termokos” SH.A pas konsultimeve me menaxhmentin e KEK-ut, ka marrë vendim, që të rikthejë furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.

\"Tanimë kanë nisur parapërgatitjet e sistemit dhe rrjetit të ngrohjes për rikthimin e furnizimit me ngrohje.\"

Furnizimi do të fillojë sot në orët e para të mbrëmjes  dhe do të vazhdojë për disa ditë me radhë, varësisht nga lëvizja e temperaturave dhe sipas nevojës.

Përndryshe, furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje lejohet me aktet ligjore në fuqi, edhe pas përfundimit ligjor të sezonit ngrohës, varësisht nga kushtet klimatike.

NP “Termokos” po vazhdon të përmbushë me sukses misionin e vet për të furnizuar me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore konsumatorët, kurdo që kjo do të jetë e nevojshme. 

Shpėrndaje artikullin:

Prapa

© Copyright - Agjencia - Ekonomia - 2005 - 2015 - All Rights Reserved | Powered by Refresh