25 Prill 2024

Mbahet aksion i madh për komunitetin Romë në Plemetin

Prishtinë, 29 mars - Organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”në bashkëpunim me Korporate Energjetike e Kosovës me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti Romë, Kujtim Paçaku, do të realizojë sot aksionin e radhës në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën 2017".

Numër i madh i vullnetarëve të "Let's Do It Kosova", do të angazhohen për pastrimin e deponive ilegale në fshatin Plemetin, të Komunës së Obiliqit, në vazhdën e projekteve për ndihmë Komuniteteve. 

Përveç pastrimit të deponive të mbeturinave, Kryqi i Kuq i Prishtinës do të bëjë shpërndarjen e ndihmave, ndërsa Drejtoria Komunale e Shëndetësisë  dhe njësia mobile nga QKUK do të bëjë vaksinimin e banorëve aty.

Po ashtu, në kuadër të aksioneve të nesërme, Ministria e Shëndetësisë do të bëjë edhe dezinfektimi e zonës së kampit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)