28 Mars 2024

KEDS ndërton largpërçuesin e ri në Ponoshec të Gjakovës

Prishtinë, 29 shtator - Rrjeti i vjetëruar ka bërë që të paktën 90 ekonomi familjare të fshatit Ponoshec të komunës së Gjakovës për vite të tëra të vuajnë nga problemet e mëdha që iu ka shkaktuar sistemi jo stabil i energjisë elektrike.

Mirëpo , fal projektit të investimeve në rinovimin e rrjetit elektrik, tashmë kësaj zonë i është bërë zgjidhja.

KEDS ka ndërtuar në këtë fshat segmentin e ri të largpërçuesit  sipas të gjitha normave teknike.

Përveç  Ponoshecit Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në kuadër të Planit Zhvillimor ka invetsuar edhe në zona tjera dhe kjo ka bërë që telashet me energji të zbuten në gjithë territorin e komunës së Gjakovës, por edhe në nivel të republikës.

Ilhamije Kumnova përgjegjëse për energjetik në departamentin e Shërbimeve Publike në komunën e Gjakovës tha se më parë kanë pasur kërkesa të llojeve të ndryshme për rehabilitim të rrjetit të energjisë elektrike.

“Nga palët kemi pasur kërkesa të llojeve të ndryshme për rehabilitim të rrjetit të energjisë elektrike si të vendosjes së trafove dhe të ndërrimit të shtyllave të drurit të vjetra dhe të kabllove të vjetra.  Ketë vit kanë rënë dukshëm kërkesat e tilla”, tha Kumnova.

Ajo tha se të gjitha këto kërkesa komuna i ka drejtuar në KEDS.

“KEDS ka punuar mirë në  dy vitet e fundit në ndërrimin e linjave të vjetra elektro energjetike me ato të reja  si në  ndërrimin e shtyllave të drurit me ato të betonit dhe zëvendësimi i kabllos së pa izoluar me kabllon e izoluar në shumë fshatra në komunën e Gjakovës”, tha Kumnova.

Në anën tjetër në Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS thonë se për këto investime janë planifikuar parametrat më të larta teknike.

“Largpërçuesi ka një gjatësi prej 1,45 km dhe zëvendëson largpërçuesin e vjetër i cili kalon nëpër zona malore dhe është shumë i dëmtuar. Gjithashtu, janë ngritur edhe 20 shtylla të betoni me lartësi prej 12 m. Janë montuar 20 konzolla metali, 133 izolator dhe janë instaluar 930 kg përçues”, thonë inxhinierët e KEDS-it.

Në ndërtimin e segmentit të ri në fshatin Ponoshec të Gjakovës do të kyqet edhe trafo stacioni i fshatit Devë që gjithashtu është përballur me probleme në rrjet të energjisë elektrike.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike- KEDS në këtë fshat ka kryer punën në afat dhe sipas dinamikës së planifikuar. Falë këtij investimi , pritet që në të ardhmen ky fshat të mos ketë probleme me rrjet të energjisë elektrike.

Në rajonin e Gjakovës janë edhe një sërë fshatrash ku KEDS po punon në këtë drejtim.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)