19 Prill 2024

ZRRE lejon KEK-un të investojë 95 milionë euro në “Kosova A”

Prishtinë, 3 prill - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do t’i investojë rreth 95 milionë euro në termocentralin “Kosova A”, në katër vjetët e ardhshëm. Këto investime do të bëhen në tri blloqet e këtij termocentrali, që aktualisht janë në funksion.

Ky termocentral, sipas zotimeve të Qeverisë së Kosovës dhe obligimeve ligjore të shtetit, duhet të ndalet së funksionuari deri në fund të vitit 2017.

Këto investime që duhet të bëhen në këtë termocentral, sipas KEK-ut, janë të domosdoshme për funksionim. KEK-u në shqyrtimin e shtatëtarifor ka kërkuar që deri në fund të vitit 2016 t’i investojë 105 milionë e 557 mijë euro në termocentralin “Kosova A”.

Kurse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk ia ka miratuar këtë kërkesë, duke e zbritur vlerën e investimeve kapitale në 94 milionë e 918 mijë euro. Kalkulimi i këtyre shifrave është bërë në bazë të vlerësimeve të KEK-ut për secilin projekt, shkruan Koha Ditore.

Por, duhet kujtuar se shpesh KEK-u pranon oferta më të larta, apo edhe më të ulëta për një projekt se vlerën e mjeteve që planifikon për të. Prandaj, këto shifra mund të jenë më të ulëta, apo edhe më të larta në varësi që KEK-u merr ofertat nga operatorët privatë për çdo projekt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)