29 Mars 2024

Bajrami u bën thirrje investitorëve nga Gjermania të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 23 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim një delegacion të afaristëve nga Gjermania, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Komitetit për Marrëdhënie Ekonomike me Evropën Lindore, Michael Harms.

Pjesë e këtij delegacioni ishin përfaqësues nga Ministria Federale për Ekonomi dhe Energji, kompani gjermane me renome ndërkombëtare si, Telekomi Gjerman, Hekurudhat Gjermane, BASF, Airbus Group International, Erst & Young, etj.

Ministrja Bajrami pasi iu uroi mirëseardhje në Kosovë, iu shpjegoi musafirëve gjermanë reformat e bëra deri tani në përmirësimin e mjedisit afarist në vendin tonë.

Ajo tha se kemi ndërtuar një ambient tejet të përshtatshëm për të bërit biznes, kemi përmirësuar legjislacionin, infrastrukturën dhe po e implementojmë me sukses Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian e cila marrëveshje ofron mundësi që produktet kosovare të eksportohen në tregun e BE-së pa paguar taksë doganore.

Ministrja theksoi se Gjermania është investitori më i madh në Kosovë deri më tani, megjithatë hapësira për investime gjermanë në Kosovë është shumë më e madhe, tha ajo.

Bajrami u bëri thirrje investitorëve nga Gjermania që të investojnë në Kosovë marrë parasysh kushtet e mira që ofron vendi ynë, potencialet e shumta në mjaft sektorë industrialë si dhe resurset e shumta humane që janë një aset tejet i vlefshëm, vlerësoi ajo.

Qeveria e Kosovës, nënvizoi Bajrami, do të jetë në vazhdimësi e angazhuar për të ofruar një mbështetje të plotë për investitorët e huaj.      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)