19 Tetor 2017

BB aprovon kredi për konkurrencën e eksporteve në Kosovë

Washington, 19 maj - Banka Botërore është duke ndihmuar në zvogëlimin e kostove për firmat për testimin e produkteve dhe marrjen e certifikatave të njohura ndërkombëtarisht, nëpërmjet një huaje të re prej 15,3 milionë dollarëve, për të përmirësuar konkurrencën e eksporteve dhe produktivitetit në Kosovë.

Projekti i Konkurrencës dhe Gatishmërisë për Eksport në Kosovë, i miratuar sot, do të ndihmojë si  firmat ashtu edhe konsumatorët në vend duke mbështetur certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit, të tilla si Bashkimi Evropian, duke forcuar kapacitetin e firmave të orientuara kah eksporti, dhe duke ulur koston e inspektimeve të biznesit.

Këto firma, që përfshijnë rreth 1.500 eksportues, do të përfitojnë nga kostot më të ulëta për këto shërbime, ndërsa 150 firma të tjera do të marrin grante përputhëse për t’i ndihmuar ato në marrjen e certifikatave dhe realizimin e standardeve të produkteve, si dhe në shfrytëzimin e shërbimeve për zhvillim të biznesit. Këto iniciativa janë dizajnuar ashtu që nga ato të përfitojnë drejtpërdrejt konsumatorët në Kosovë, të cilët do të fitojnë mbrojtje të shtuar nga produktet e cilësisë së ulët.

“Duke pasur parasysh tregun e saj të vogël vendor, rritja e konkurrencës së eksportit është e domosdoshme për rritje dhe krijim të vendeve të punës në Kosovë”, tha Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë. “Banka Botërore me kënaqësi mbështetë forcimin e shërbimeve të certifikimit të cilësisë së produkteve për firmat dhe thjeshtimin e sistemit të inspektimit të biznesit.”

Eksportet mbeten në mënyrë të konsiderueshme më të ulëta se në të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, si dhe në shtetet krahasimisht të vogla. Vetëm rreth 5 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë eksportojnë aktualisht, dhe shkalla e mbijetesës së këtyre eksportuesve është e ulët.

“Projekti është dizajnuar për të ndihmuar arritjen e njohjes ndërkombëtare për cilësinë e produkteve të Kosovës dhe për të mbështetur dhe theksuar gatishmërinë për eksport të bizneseve në vend” tha Paulo Guilherme Correa, Menaxher për Sektorin e Tregtisë dhe Konkurrencës për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Projekti do ta ndihmojë Agjencinë Kosovare të Metrologjisë (AKM) dhe Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës për t’u kualifikuar për t’i nënshkruar marrëveshjet për njohje me Komitetin Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave dhe Forumin Ndërkombëtar për Bashkëpunim/Akreditim të Laboratorëve.

Ky kualifikim mund të mbështesë qëndrueshmërinë e Sistemit Kombëtar të Infrastrukturës së Cilësisë të Kosovës. Këto përpjekje do të ndihmojnë si këtë sistem ashtu dhe laboratorët e vendit që të njihen më tej në tregjet me vlerë të lartë, të tilla si Bashkimi Evropian - duke zvogëluar kostot për firmat për marrjen e raporteve dhe certifikatave të testimit të njohura ndërkombëtarisht.

Gjithashtu, projekti do të financojë pajisje, do të lehtësojë trajnimin, dhe do të futë në përdorim dhe do të përmirësojë sistemet e TIK-ut për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në reformimin e sistemeve të saj të inspektimit të biznesit.

Huaja është një kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevojat më të mëdha për zhvillim.

Kreditë e IDA-s jepen me kushte koncesionare me interes zero ose shumë të ulët dhe periudha të gjata të kthimit. Afati i maturimit të huas është 25 vjet, duke përfshirë një grejs periudhë 5 vjeçare.

Projekti do të zbatohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, gjatë një periudhe prej pesë vitesh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2017

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Valën dhe Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa e PTK-së, ora 9:30)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me temën “Rëndësia e Parandalimit të Korrupsionit në Zhvillim Ekonomik”. (Sëiss Diamond Hotel, ora 9:45)

- Ministria e Drejtësisë dhe Njësia Kosovare e  BioetikÑ‘s në UNESCO nÑ‘ kuadrin e Ditës Botërore tÑ‘ BioetikÑ‘s organizon konferencën një ditore më moton "Barazia,Drejtësia dhe Paanshmëria". (Ministria e Drejtësisë në objektin e ri të Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim mban konferencë ku do të bëhet prezantimi i punimit "Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike nw tw cilwn do tw bwhwt tërheqja e shortit lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media në të cilën do të diskutohet mbi sistemin e financimit të subjekteve politike, me një fokus të veçantë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. (Përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, hyrja ngjitur me qendrën Orion, Kati 2, ora 10:30)

- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi mbajn konferencën e përbashkët lidhur me përgatitjet e përbashkëta për Zgjedhjet Lokale 2017.  (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin e diskutimit "Arsimi i lartë në Kosovë - sfidat kryesore dhe rruga përpara", ku do të diskutohen çështjet e ngutshme në arsimin e lartë në Kosovë dhe masat e nevojshme për t’i adresuar këto sfida. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 14:00)

 

Ngjarjet e fushatës elektorale



- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton tregun kryesore të qytetit. (Tregu te Klan Kosova, ora 9:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me përfaqësuesit SBASHK-ut. (Qendra e Studentëve, ora 10:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Dabishevc. (Dabishevc, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Vitisë, Salih Salihu mban tubim elektoral në Viti. (Shtëpinë e Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës të fushatës në Drenas. (Palestra Sportive, Drenas, ora 12:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Lagjen e Muhaxherëve dhe Bregu i Diellit. (Lagjja e Muhaxherëve, ora 13:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Suharekë. (Palestra e Sporteve në Suharekë, ora  17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi. (Palestra e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti", në Gilan, ora 17:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Hackerspace. (Hackerspace, ora 17:00)

- Nisma për Kosovën mban tubimin e mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Prishtinë. (Pallati i Rinisë, ora 17:30)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Tevezhdoll. (Tevezhdoll, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Mitrovicë. (Palestra Sportive “Minatori”, ora 18:00)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me veteranët e UÇK-së në Rahovec. (Restaurant "Park" në, ora 18:15)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Krushë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 19:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Besi. (Besi, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me banorët e lagjes së Muhaxherëve. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 19:00)
 
- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Fushë-Kosovës, Driton Avni Zogiani mban tubim elektoral në Fushë Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, në ora 20:00)