22 Qershor 2018

Tregjet financiare amerikane regjistrojnë rënie

New York, 18 maj - Tregjet financiare amerikane ishin bërë gati për ditën e tyre më të zezë, për herë të parë pas shumë muajsh, nga frika se telashet që kanë përfshirë presidentin Trump do të cënojnë aftësitë e tij për të realizuar reformën rregullatore të taksave.

Tre treguesit kryesorë të Wall Street ranë me më shumë se 1.4 për qind dhe dollari humbi avantazhet që kishte fituar që nga zgjedhja e Trump.

Treguesi i “S&P 500” arriti në 1.62 për qind, duke humbur 2.361 pikë. Ndërsa ai i Nasdaq humbi 2.3 për qind, ose 6.028 pikë.

Optimizmi i nxitur nga politikat pro-rritjes ekonomike të presidentit Trump kishte sjellë një fuqizim të tregjeve financiare, që prej zgjedhjes së tij në nëntor.

Por polemikat e shkaktuara së fundmi nga shkarkimi i drejtorit të FBI-së, James Comey dhe skepticizmi për aftësinë e administratës për të çuar përpara politika të reja në Kongres në një afat të shkurtër ka shkaktuar pesimizëm në bursa.

“Po hyjmë në një ngërç për shkak të prishmërive fillestare nga presidenca Trump. Gjithçka po kthehet mbrapsht. Jemi shumë të shqetësuar sepse do të duhet kohë që kjo situatë të tejkalohet”, deklaroi Joseph Benanti, menaxher financiar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë. (Fshati Kikë, Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)