28 Mars 2024

10 mijë euro gjoba për lojërat e fatit

Prishtinë, 12 maj - Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar sot aksion në qytetin e Prishtinës, në tri lokacione të ndryshme, në të cilat disa subjekte të lojërave të fatit kishin zhvilluar aktivitete të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë këtij aksioni zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë konstatuar se këto subjekte ishin duke operuar pa vendim –licencë përkatëse të ATK-së.

Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur dy lokale të lojërave të fatit, si dhe janë konfiskuar pajisje të cilat  janë të pa licensuara. Ndërsa, gjoba e lëshuar nga ky aksion për këto subjekte është në vlerë 10, 000 euro.

Aksioni është duke vazhduar edhe në lokacione tjera, për të verifikuar informacionet për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit,  duke mos i respektuar dispozitat e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Administrata Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)