28 Mars 2024

Merkel-i zotohet për kompromis me ShBA-në mbi tregtinë

Prishtinë, 22 janar - Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të lejojë arritjen e kompromisit për tregtinë dhe shpenzimet ushtarake, me presidentin e ri amerikan, Donald Trump.

Në fakt, qeveria gjermane e vlerëson si të vështirë dhe kritike ruajtjen e një marrëdhënie pune midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

\"Unë besoj se është në të mirën e të gjithëve, nëse punojmë së bashku në bazë të rregullave, vlerave të përbashkëta dhe veprojmë të bashkuar në sistemin ekonomik ndërkombëtar dhe atë të tregtisë dhe japim kontributin tonë për aleancat ushtarake.\"

Komentet e Merkelit vijnë një ditë pasi Trump-i lëshoi sloganin \'Amerika e parë\" në fjalimin e tij të betimit.

Më herët, Trump-i ka kritikuar vendimin e Merkelit të vitit 2015 për të mirëpritur në Gjermani një milion azilkërkues.

Ai gjithashtu beson se vende të tjera do të largon nga BE-ja dhe se NATO-ja është vjetërsuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)