23 Prill 2024

Ndalohet importi i produkteve me mbishkrim UNMIK/KOSOVO

Prishtinë, 2 maj - Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim që të ndalojë importin e produkteve në tregun e brendshëm me mbishkrimin UNMIK/KOSOVO. Ndalimi i eksportit ka filluar të zbatohet nga 1 maj.

“Zyrtarët e MTI-së kanë bërë të ditur se subjektet të cilat kanë akoma në stoqet e tyre produkte me mbishkrimin UNMIK/KOSOVO do të mund t’i shesin deri më 1 qershor të këtij vitit”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

Ndërsa, sipas njoftimit, subjektet që tregtojnë produkte me këtë mbishkrim, pas datës 1 qershor 2012, do të ndërmerren masa konform ligjeve në fuqi.

Gjobat për këto veprime sipas Inspektoratit në MTI janë prej 2000 deri në 10000 euro.

Tani e tutje, në produkte, emri i shtetit importues duhet të jetë KOSOVË apo KOSOVO, njofton MTI.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)