Lady Gaga akuzohet për kopjim
SHBA, 10 shtator - Nëna e një këngëtareje të re e cila është vetvrarë, ka akuzuar Lady Gagan për vjedhjen e stilit të çmendur të performimit, pasi dyshja në fjalë ka bashkëpunuar në vitin 2007. Lexo
Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Ekonomisë dhe Financave
Ministarstvo Privrede i Finasija Ministry of Economy and Finance
Ministria e Ekonomisë dhe Financave me qëllim të përkrahjes së kategorive të veçanta të studentëve, shpallë:
Për ndarjen e bursave për student të studimeve postdiplomike që studiojnë jashtë vendit ne drejtimet: Ekonomi, Administrim Biznesi, Banka dhe Financa, Financa Publike, Juridik, Miniera, Energji, Xehetari dhe Metalurgji. MEF do të ndaj gjithsej 5 bursa, në vlerën 250 për një bursë në muaj, për gjithsej 12 muaj (Shtatorë, 2010-Gusht 2011)
Kandidatët e interesuar për të përfituar nga kjo bursë duhet ta kompletojnë aplikacionin e tyre duke i bashkangjitur dokumentet si në vijim:
1) Dëshminë nga Universiteti përkatës mbi regjistrimin si student i rregullt,
2) Diplomën universitare dhe dëshmitë e suksesit në nivelin paraprak të studimeve (certifikata e notave),
3) Dëshmi mbi koston njëvjeçare të studimeve, përfshire shpenzimet e qëndrimit akomodimit, udhëtimit etj,
4) Në rast se universiteti përkatës apo ndonjë organizatë tjetër mbulon një pjesë të shpenzimeve, të dëshmohet pjesa e mbuluar, duke i specifikuar llojin dhe shumën e shpenzimeve që mbulohen,
5) Dëshmi mbi gjendjen ekonomike të studentit (dëshmitë nxirren në Qendrën për Punë Sociale),
6) Kandidatët duhet të paraqesin një koncept dokument, në të cilin përshkruhet se në rast të përfitimit nga kjo bursë, si do kontribuojnë në zhvillimin institucional dhe ekonomik të vendit pas kthimit, respektivisht përfundimit të studimeve postdiplomike,
7) Certifikatën e lindjes dhe kopjen e letërnjoftimit,
8) Studenti duhet te sjelle kopje te xhirollogarisë bankare në emrin e vet personal.
9) Përparësi do të kenë studentët që studiojnë në universitet i cili rreshtohet në 10% e më të mirëve në shtetin ku gjendet universiteti. Ranguesit e universiteteve duhet të jenë me renome.
Afati i konkurrimit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në mjetet e informimit publik.
Aplikacionet që arrijnë pas kësaj date nuk do të merren në shqyrtim.
Dokumentet dorëzohen në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në katin 12 zyra nr. 02
personi kontaktues: Luljeta Abdullahu, Tel: 038 200 34 335, Emajl: labdullahu@mfe-ks.org.
<< Klikoni këtu për të shkarkuar shpalljen >>
SHBA, 10 shtator - Nëna e një këngëtareje të re e cila është vetvrarë, ka akuzuar Lady Gagan për vjedhjen e stilit të çmendur të performimit, pasi dyshja në fjalë ka bashkëpunuar në vitin 2007. Lexo
Berlin, 10 shtator - Panari ndërkombëtar i produkteve elektronike (IFA) në Berlin arriti një bilanc rekord në përfundim të tij. Sektori i tregtisë porositi mallra në vlerë 3,5 miliardë euro. Një plus prej 9% krahasuar me vitin e shkuar. Lexo

Madrid, 10 shtator - Real Madridi ka bërë të ditur se ka pasur rritje prej 8.6 për qind të fitimit bruto nga viti i kaluar, në 442.3 milionë euro...

OKB shqetësohet rreth rritjes së çmimit të bukës
New York, 4 shtator - OKB-ja ka thirrur një mbledhje të posaçme për të diskutuar lidhur me rritjen kohët e fundit të çmimeve të...

Reforma me arka fiskale si fatale!
Dështimi me reformën e arkave fiskale i cili thuajse është i vërtetuar në bazë të ecurisë së gjertanishme, është...
Adresa: Sheshi "Zahir Pajaziti", Tel: +381(0)38 735-519, +377(0)44 185-977, +386(0)49 185-977
e-mail: rizakoci@gmail.com & marketing@ekonomia-ks.com & redaksia@ekonomia-ks.com
Prishtinë
© Copyright - Agjencia e Lajmeve - Ekonomia - 2005 - 2010 - All Rights Reserved | Powered by Refresh