5 Shtator 2010

Shpallje / Publikime

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

23.08.2010Rishpallje e konkursit: Zyrtar i lartë për hulumtime, certifikim i ligjëratave për kontabilist dhe licencim të auditorëve (një pozitë)Lexo

MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE

21.08.2010Rishpalle e konkursit: Zyrtar i lartë për hulumtime, çertifikim i ligjeratave për kontabilist dhe licencim të auditorve (një pozitë)Lexo

MINISTARSTVO ZA PRIVREDU I FINANSIJE

21.08.2010Obnavljanje Konkursa: Viši službenik za istraživanja, sertifikacije predavanja za računovođe i licenciranje revizora (jedna pozicija)Lexo

Presidenti Sejdiu priti përfaqësueset e basketbollit

Prishtinë, 30 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti përfaqësueset e basketbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të Republikës së Shqipërisë dhe ekipin përfaqësues të Republikës së Kosovës, të cilat po marrin pjesë në një turne ndërkombëtar në basketboll që po mbahet në vendin tonë.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu, duke u uruar suksese ekipeve përfaqësuese të të tri vendeve, theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit që sportistët kosovarë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare.

“Më vjen mirë që gjatë këtij turneu ju do të keni rastin që të tregoni talentin dhe artin e lojës së basketbollit”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu e vlerësoi lart pjesëmarrjen e basketbollistëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë turne dhe i falënderoi ata për faktin që shteti i tyre është një nga vendet e para të Konferencës Islamike që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, drejtuesit e tri federatave të basketbollit, pasi e falënderuan Presidentin Sejdiu për pritjen jashtëzakonisht miqësore, theksuan se kur Presidenti i një vendi fton në takim sportistët, tregon se vëmendja e Presidentit është e përqendruar në zhvillimin dhe mbështetjen e sportit në përgjithësi.
 

Komento:




Prapa

Kulturë

Sharon Stone preferon të frekuentojë meshkuj moshatarë

SHBA, 4 shtator - Sharon Stone shton se preferon të frekuentojë meshkuj moshatarë, pasi me ta ka gjëra të përbashkëta, por në fakt janë më të rinjtë që i kërkojnë asaj që të lidhet. Ata më të vjetrit -thotë Sharon-ia mbathin gjithnjë. Lexo

Teknologji

Hubble fotografon shpërthimin e një ylli

Florida, 4 shtator - Imazhet janë publikuar në “Science”. Ylli ka shpërthyer rreth 161 mijë vjet më parë dhe zbulimi i kësaj supernove është bërë në vitin 1987. SN1987A quhet ylli që ka shkaktuar një supernova, më e afërta nga Toka e zbuluar në 400 vitet e fundit. Lexo

Sport

City vazhdon me shpenzimet

Manchester, 4 shtator - Shpenzimet e mëdha të Manchester Cityt nuk janë as pranë fundit të tyre, pasi klubi nga Eastlands ka shpenzuar vetëm 325...

© Copyright - Agjencia e Lajmeve - Ekonomia - 2005 - 2010 - All Rights Reserved | Powered by Refresh