29 Mars 2024

Nis ndërtimi i palestrës së sporteve në Zhegër

Gjilan, 26 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga Ibër Alaj dhe Muharrem Sahiti, kanë vënë sot gurthemelin e ndërtimit të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që është bashkëfinanim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit.

“Në përvjetorin e madh të lindjes dhe vdekjes së Idris Seferit, ne sot po fillojmë punimet e palestrës së sporteve. Uroj që ky projekt të ketë dinamikë të plotë në realizim. Vlera e projektit është 1 milion e 100 mijë euro, që është financim i Qeverisë dhe Komunës së Gjilanit. Unë e pranoj me kënaqësi propozimin e Zhegrës që kjo palestrë të emërohet me emrin e Shaban e Sami Ukshinit, dy luftëtarët e lirisë së shqiptarëve.’, ka thënë me këtë rast kretari Lutfi Haziri.

Haziri ka paralajmëruar edhe investime të tjera në infrastrukturën publike në Zhegër.

Ndërkaq, ne emër të MKRS ka folur drejtori për Sport në kuadër të MKRS, Ibër Alaj, i cili tha se kjo palestër e kapacitetit prej 800 ulëseve, i plotëson edhe standardet ndërkombëtare, marrë parasyshë që në Superligën e Kosovës në Henboll garon edhe KH “Zhegra”.

Fjalë falënderimi për kryetarin Haziri dhe MKRS pati edhe Shemsedin Elezi, kryetar i Këshillit të Fshatit në Zhegër dhe Isa Agushi, këshilltar komunal nga kjo ky fshat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)