20 Prill 2024

Vecino kalon tek Inter, sot ju nënshtrohet testeve mjekësore

Milano, 24 korrik - Futbollisti, Matias Vecino pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Interit.

Mesfushori i Fiorentinës do t’i nënshtrohet sot testeve mjekësore përpara se të zyrtarizohet si lojtar i zikaltërve.

Sipas “Premium Sport”, Vecino mungonte sot në grumbullimin e Fiorentinës. Kjo është për shkak se uruguaiani mund të jetë në rrugën e tij për në Milano për testet e tij mjekësore me Interin.

Vecino thuhet se ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Interin, të cilët do të paguajnë pak më shumë se klauzola e lirimit prej 24 milionë eurosh.

Në rast zyrtarizimi të Venicos, ky do ishte transferimi i katërt për Interin pas Daniel Padellit, Milan Skriniarit dhe Borja Valeros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)