28 Mars 2024

Nisin procedurat për studimin e fizibilitetit për stadiumin në Bërnicë

Prishtinë, 21 korrik - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëntë ditur se ka nisur me proceduat e prokurimit për Studimin e Fizibilitetit të Qendrës Nacionale për Sport dhe Stadiumit Kombëtar të Futbollit “Dardania Arena”, në Bërnicë të Poshtme të Komunës së Prishtinës.

\"Procedura që është në zbatim për këtë aktivitet të prokurimit është Procedura e Kufizuar e cila ka qenë e hapur për këtë fazë para kualifikuese që nga data 9 qershor 2017 deri më 10 korrik 2017\", thuhet në një kumtesë të MKRS-së.

Bëhet e ditur se gjithsej, janë dorëzuar nëntë kërkesa për pjesëmarrje në formën elektronike përmes platformës së prokurimit, ndërsa tetë të tjera në formë fizike (të fortë).

Kërkesat për pjesëmarrje kryesisht janë Konzorciume/Partneritete ndërkombëtare si nga Anglia, Amerika, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Shqipëria dhe Kosova.

Këto kërkesa për pjesëmarrje do të vlerësohen dhe ekzaminohen nga një komision profesional i cili në përbërje të tij përveç zyrtarëve të MKRS-së ka edhe përfaqësues të deleguar dhe të autorizuar nga Institucionet që mund të japin kontribut në vlerësimin dhe ekzaminimin sa më të drejtë të këtij aktiviteti të prokurimit, ekspertë në lidhje me këtë fushë, nga: Federata e Futbollit të Kosovës; Komuna e Prishtinës dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

\"Gjithashtu, i tërë procesi i vlerësimit dhe ekzaminimit të këtij aktiviteti të prokurimit do të monitorohet/vëzhgohet nga afër nga përfaqësuesit zyrtar të Agjencisë Kundër Korrupsion\", thuhet në kumtesën e MKRS-së.

I gjithë ky proces i vlerësimit dhe ekzaminimit deri në nënshkrimin e kontratës me operatorin e përzgjedhur, sipas MKRS-së do të udhëhiqet nga Divizioni i Prokurimit në MKRS në pajtueshmëri të plotë me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik në Kosovë me Nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)