25 Prill 2024

Milan merr Biglian

Milano, 13 korrik - Milan ka realizuar goditjen e radhës, në këtë merkato vere, duke afruar kapitenin e Lazios, Lucas Biglia.

Argjentinasi ka lënë sot grumbullimin me lacialët dhe është nisur për të kryer vizitat mjekësore me kuqezinjtë.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i mesfushorit, sipas të cilit, Biglia do të firmosë një kontratë 3 vjeçare, për 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa Lazio do të arkëtojë 20 milionë euro, sipas formulës, 17+3 bonus.

\"Është arritur marrëveshja për transferimin e Biglia-s te Milani. Ai është shumë i lumtur për këtë zgjedhje. Të premten do të jetë në Milano, për të kryer vizitat dhe firmosur kontratën. Me zor po pret të fillojë këtë aventurë të re\", tha menaxheri i argjentinasit.

Ndërkohë, Milani po punon shumë edhe për afrimin e mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, për të cilin ka bërë një ofertë zyrtare dhe po pret përgjigjen e bardhezinjve.

Kuqezinjtë janë treguar mjaft aktivë në këtë merkato, duke afruar plot 8 futbollistë në këtë merkato verore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)