20 Shtator 2017

Renovimi i stadiumit në Gjilan do të kushtojë 3.8 milionë euro

Gjilan, 11 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin për sport në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, me të cilin kanë diskutuar për implementimin e projekteve të përbashkëta.

Në takim u konfirmua shpallja e fazës së parë të punimeve në rindërtimin dhe ronovimit të stadiumit të qytetit në vlerë prej 3.8 milionë euro, sikurse edhe projektet tjera.

“Sipas projektit, është stadium i kategorisë 4, i cili përmbush kriteret e FIFA dhe UEFA. Faza e parë do të jetë 2.8 milionë, projekt ky i integruar në rregullimin e infrastrukturës së lumit Mirusha, i cili e cila pritet të filloj shumë shpejt”, tha Haziri pas takimit.

Sipas Hazirit, pastaj vjen edhe fillimi i palestrës së sporteve për komunitetin e Zhegrës, me kosto prej 1 milionë euro, sikurse edhe rregullimi i membranës së kulmit të palestrës Bashkim Selishta.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2017 - Programi "Kërko Drejtësi” i financuar nga Departamenti i SHBA-së në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës mbajn takimin e fundit të programit D4J. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të merr pjesë në hapjen e punëtorive të programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas mësimit të rregullt. (Auditoriumi i Fakultetit të Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 9:30)

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS” organizon tryezë diskutimi për shënimin e Ditës Evropiane pa viktima në rrugë. (Ndërtesa e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë,  ora 10:00) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Vushtrisë dhe do të takohet me kryetarin e Komunës Bajram Mulaku. (Ambientet e komunës, ora 13:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve” zhvillohet aktiviteti “Udha e Paqes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Kalanë e Harilaqit, në Fushë Kosovë. (Kalaja e Harilaqit, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës ju njofton do ta hapë fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2017, ku do të prezantojë kandidatët për kryetar komunash. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 17:00)

- Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital organizon ngjarjen tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”. (Duplex, ora 20:00)