28 Mars 2024

Rooney kaloi kontrollet mjekësore para kalimit në Everton

Londër, 9 korrik - Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United, sipas informacioneve të mediave britanike, ka kaluar kontrollet mjekësore para kalimit në Everton.

Everton është i gatshëm që të sjellin Rooney, 13 vite pasi braktisi klubin dhe kaloi në Old Trafford për 20 milionë sterlina (rreth 22.6 milionë euro).

Sulmuesi 31 vjeçar me përvojë kthehet në Goodison Park, ku debutoi në Premier Ligë vetëm 16 vjeç, në kuadër të marrëveshjes ku Romelu Lukaku shkon në drejtim të kundërt për 90 milionë sterlina (rreth 101.7 milionë euro).

Çmimi i Rooney në këtë marrëveshje është 15 milionë sterlina ( rreth 17 milionë euro).

Ronald Koeman që në muajin mars shfaqi interesim për kthimin e anglezit, ndërsa mediat britanike këto ditë raportojnë se të dy klubet janë dakorduar rreth transferimit, ku Rooney ka pranuar të ulë rrogën. Rooney në Old Trafford kaloi 13 sezone gjatë të cilave luajti 559 ndeshje dhe shënoi 253 gola. Në fanellën e ekipit të kombëtares ka luajtur 119 herë duke shënuar 53 gola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)