29 Mars 2024

Fortuna Dusseldorf ka shfaqur interes për Rei Manaj

Dusseldorf, 7 korrik - Rei Manaj do të vazhdojë karrierën e tij larg Interit, pasi nuk ka bindur drejtuesit zikaltër pëqr t\'i dhënë një mundësi.

Trajneri Luciano Spalletti nuk preferoi të grumbullojë sulmuesin shqiptar, për fillimin e fazës përgatitore, një sinjal i qartë ky, se 20 vjeçari duhet të gjejë nj klub tjetër për të vijuar rritjen e tij.

Zikaltrit nuk duan të heqin dorë përfundimisht nga Manaj, ndaj janë të prirur ta huazojnë në klube të tjera, që ai të fitojë eksperiencën e duhur.

Fortuna Dusseldorf është ekipi që ka shfaqur interes të fortë për të huazuar sulmuesin lushnjar dhe në klubin zikaltër duket se janë të gatshëm të negociojnë, duke ofruar edhe mbulimin e një pjese të rrogës vjetore të futbollistit.

Fortuna Dusseldorf militon në Bundesligën 2, në Gjermani dhe sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11 të renditjes, ndërsa ende nuk dihet nëse Manaj do të pranojë këtë mundësi apo jo. 

Rey Manaj u transferua me mjaft bujë te zikaltrit dhe arriti të debutojë me ta në Serinë A, por nuk bindi dhe sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Pescara fillimisht dhe më pas te Pizza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)