19 Mars 2024

Perez pretendon se Ronaldo nuk do të largohet nga Reali

Madrid, 20 qershor - Florentino Perez pretendoi se Cristiano Ronaldo nuk i ka thënë asgjë, në lidhje me faktin se dëshiron të largohet nga Madridi.

\"Nuk kam folur akoma me Ronaldon. Kam lexua në disa media se dëshiron të largohet por nuk kam folur akoma\", u shpreh presidenti madrilen.

Perez theksoi se për momentin nuk ka asnjë zgjidhje, por i dërgoi një mesazh të qartë portugezit, se largimi nga Reali nuk do të jetë aspak një çështje e lehtë.

\"Tani Cristiano po luan në Kupën e Konfederatave dhe nuk dua ta shpërqëndroj. Më pas do flasim, do të më shpjegohet dhe do të mundohem t\'i ofroj një zgjidhje. Ajo që është e rëndësishme, është fakti se Ronaldo ka një kontratë me Realin, të cilën duhet ta respektojë\", deklaroi Perez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)