25 Prill 2024

Aksidetohen dy çiklistë profesionistë

Prishtinë, 16 qershor - Federata  e Çiklizmit të Kosovës shpreh shqetësim për numrin e aksidenteve në trafik, të ndodhura kohët e fundit, ku si cak kanë qenë edhe çiklistët profesionistë.

Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, bën të ditur se së fundmi, pasditën e djeshme në ora 19:20, dy nga sportistët e klubit të çiklizmit “AS Prishtina”, Përparim Ibrahimi dhe Lorik Shabani, janë aksidentuar në aksin rrugor Prishtinë – Llukar, afër pompës së benzinës “Qamerlija”.

Nuha thotë se prej këtij aksidenti çiklisti Përparim Ibrahimi është lënduar më rëndë me 41 qepje, dëmtim në qafë, në boshtin kurrizor dhe këmbë, ndërsa Loriku Shabani është i lënduar kryesisht në fytyrë.


\"Ne si Federatë, kërkojmë nga organet kompetente që të merren me këtë rast dhe me raste të tjera që sportistët tanë të ndihen më të sigurt në trafik.  Gjithashtu, kërkojmë nga Mediat që rasteve e tilla t’ju jipet hapësirë për më shumë informim\", thotë Nuha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)