29 Mars 2024

Fillon fushata “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2017”

Prishtinë, 24 maj - Çiklistë lokal organizojnë ngjarjen “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” për të katërtin vit me radhë në ndihmë të “Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.”

Sfida edhe për këtë vit do të jetë çiklizmi rreth e rreth Kosovës për tre ditë duke u nisur nga Prishtina për në Gjilan, Ferizaj, Prevallë, Prizren, Gjakovë, Valbonë, Junik, Pejë, e deri në kthimin në Prishtinë në një rrugëtim prej mbi 500 kilometrash me mbi 5000 metra ngjitje.

“Këtë sfidë po e bëjmë për të mbledhur fonde për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë me qëllim të blerjes së një pajisje të analizës së gjakut për foshnjet në klinikën e neonatologjisë në Pejë,” u shpreh Albion Hadri, njëri nga organizatorët e ngjarjes.

“Kjo pajisje është e domosdoshme për të bërë analizat e gjakut tek foshnjet direkt në inkubator dhe jo jashtë klinikës, e që rrjedhimisht shpëton jetë fëmijësh,” vazhdoi Hadri.

“Këtë vit ne ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e fushatës duke na ndihmuar në një nga mënyrat si: shpërndani fushatën online me shoqërinë tuaj në rrjete sociale, jepni edhe ju mbështetjen financiare për të ndihmuar foshnjat, ftoni palë të interesit që të dhurojnë mbështetje financiare dhe të marrin pjesë në ngjarjen përmbyllëse. 

Çiklistët do të nisin rrugëtimin e tyre të premten, me 2 qershor nga Lulu’s Coffee and Wine dhe kthehen të dielën me 4 qershor. Një ngjarje përmbyllëse do të mbahet në De Rada duke filluar nga ora 19:00, në të dielen mbrëma të 4 qershorit, që përfshin argëtim, muzikë, ushqim dhe aktiviteteve të ndryshme për familjarë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)