16 Prill 2024

Real Madrid shpallet kampion i Spanjës

Madrid, 21 maj - Real Madrid është kurorëzuar fitues i kampionatit spanjoll, për sezonin 2016-2017.

Ekipit të Zidane i mjaftonte një pikë në transfertën ndaj Malagës, për t\'u shpallur kampion, por të besuarit e Zidane arritën të marrin tre pikët maksimale.

Ishte pikërisht sulmuesi portugez ai që zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dytë, ndërsa Benzema dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë.

Edhe Barcelona arriti të marrë një fitore ndaj Eibarit, duke përmbysur disavantazhin 0-2, me tre gola në 25 minuta. Gjithsesi, kjo përmbysje nuk i shërbeu për asgjë katalanasve, pasi fati i titullit ishte në dorë të Realit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)