17 Janar 2018

Federata e Futbollit përkrahet me 490 mijë euro, e Bodybuildingut me 40 mijë

Prishtinë, 12 maj - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe me Federatën e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës (FBFK), të cilave ministria obligohet t’i përkrahë me 490 mijë euro përkatësisht 40 mijë.

Mbështetja financiare nga ana e MKRS-së për federatat bëhet me qëllim të realizimit të synimeve dhe planeve për vitin 2017, të cilat t’u jepen ndaras në baza tre mujore për projektet që federatat planifikojnë t’i zhvillojnë.

Ministri Kujtim Shala tha se përmes kësaj përkrahjeje federatat në fjalë të kenë mundësi të realizojnë programin dhe aktivitetin e tyre dhe do të shërbejë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të federatave.

Ministri u shpreh se po angazhohemi si institucion të jemi në mbështetje të sportit në vend, duke investuar në përmirësimin e kushteve për sportistë, duke standardizuar infrastrukturën ligjore e fizike me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes dhe cilësisë.

Ndërsa, kryetari FFK-së, Fadil Vokrri e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen duke thënë se kjo mbështetje nga MKRS-ja është një ndihmë për federatën që ajo të arrijë objektivat për këtë vit, e që është më se e nevojshme për sportin më të popullarizuar në vend.

Ndërkaq, Esat Lata, kryetar i FBFK-së, theksoi se përkrahja financiare që ka ndarë MKRS-ja për federatën mundëson punën dhe realizimin e aktiviteteve e garave në sportin e bodybuildingut dhe fitnesit, duke krijuar një pandërprerje të angazhimit në këtë sport qoftë të menaxhmetit të federatës por edhe të vet sportistëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Janar 2018 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për ndërmarrjet sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 303, ora 10:00)

- Në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen homazhe te shtatorja e Skënderbeut. (Shtatorja e Skënderbeut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit, për vitin 2017 si dhe shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Për nder të 18 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, do të mbahet shënimin simbolik të këtij përvjetori, në të cilin pjesëmarrës do të jenë Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Ministri i Financave Bedri Hamza, palët e interesit dhe donatorët. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla  C 301, ora 11:00)

- Prezantohen projektet e studentëve, të cilët do të pasqyrojnë punën që është bërë gjatë semestrit dimëror 2017/18. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluejtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finanaca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të vizitojë kompaninë e prodhimit të produkteve farmaceutike “Trepharm”. (Hapësirat e “Trepharm” në Sllatinë, ora 12:30)

- Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. (Sheshi kryesore para zyres se kryetarit ne Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë në të cilen do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora  15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademin e Flakes se Janarit 2018, qe i kushtohet 550 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar Skenderbeu dhe 50 vjetorit te protestave masive per flamurin kombetar. (Teatri i Qytetit, ora 16:00)

- Muzeu i Kosovës, me nismën e "Museum Illyricum" - Zvicër, organizojnë ekspozitë me libra; pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet '30-ta. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

- Hapet ekspozitë 55 portrete për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skenderbeu dhe 50 vjetorit të protestave masive për flamurin kombëtar organizon aktivitetin Peneli i Flakes. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)