29 Mars 2024

Interi shkarkon trajnerin Pioli

Milano, 9 maj - Kur duhen edhe 3 ndeshje deri në përfundimin e kampionatit italian, klubi zikaltër ka vendosur që të shkarkojë trajnerin, Stefano Pioli dhe t’ia besojë skuadrën trajnerit të skuadrës së të rinjve, Stefano Vecchi.

Kjo është hera e dytë që Vecchi merr drejtimin e skuadrës së parë për këtë sezon. Ai drejtoi Interin edhe pas shkarkimit të Frank De Boer. Në ndeshjen ndaj Crotone, zikaltërit fituan 3-0 me Vecchi në stol.

Interi renditet në vendin e shtatë të Serisë A, me 56 pikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)