20 Prill 2018

UNICEF dhe KOK, marrëvshje për fëmijë me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 9 maj -UNICEF dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të kufizuara do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar aktivitete gjithëpërfshirëse të lojës dhe sportit, shërbime të drejtpërdrejta të shëndetit dhe të zhvillimit të fëmijërisë së hershme për fëmijët 6-8 vjeç dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale, si dhe t’i përfshijnë familjet e tyre dhe komunitetetin në aktivitete në tri Komuna - në Prishtinë, Prizren dhe Komunën e Mitrovicës.

Prezent gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje që do të zgjasë deri në Dhjetor të vitit 2017 me mundësi vazhdimi, do të jenë Martha Jo Braycich – Drejtoresha Seniore – Special Olympics Europe to Europe dhe Maureen Clarke – Menaxhere për Atletët e Rinjë, Familje dhe Lidershipin e Atletëve, për Evropë dhe Azi, Udhëheqësi  i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co dhe Drejtoresha e Qendrës Burimore “Përparimi” në Prishtinë, Znj. Igballe Potera.

Fëmijët 6-8 vjeç do t\'u jepet mundësia për të zhvilluar aktivitete fizike, të tregojnë guxim, të gëzojnë të drejtën dhe të marrin pjesë në shkëmbimin e aftësive dhe miqësisë me familjet dhe komunitetin.

Komiteti Olimpike për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë arrin afër 200 individë me aftësi të kufizuara intelektuale në 4 qytete të Kosovës.

Përveç kësaj, bashkëpunimi midis UNICEF dhe Komiteti Olimpike për fëmijë me aftësi të kufizuara do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të ndërgjegjësimit për nevojat dhe aftësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për të ndikuar mbi qeveritë kombëtare që të punojnë më shumë për këta fëmijë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Prill 2018

- Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, shënon Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do t’i bashkohet përseri aksionit të komunës së Suharekës për largimin e mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike të kësaj komune. (Objekti i komunës së Suharekës, ora 9:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrimit Raportit Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe shqyrtimi i Raportit te Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues e Odës Ekonomike e Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane do të takojnë bizneset nga rajoni i Pejës në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi”. (Restorant “Univers” në Pejë, ora 10:00)

 - Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë prezantimin e 45 përfituesve të granteve të përzgjedhur në raundin XI të projektit të Skemës së Qelizave të Reja për të ndjekur studimet për Master një vjeçar në universitetet e BE-së. (Hotel Sirius, ora 10:30)

 - Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë”. (Fshati Polluzhë te rreth - rrotullimi, ora 11:00)

- Mbahet manifestim për nderë të 70-të vjetorit  të themelimit të SHFMU 'Isa Boletini". (Ambientet e Shkollës 'Isa Boletini' në Isniq, ora 11:00)

- Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë”. (Fshati Polluzhë te​ rreth - rrotullimi, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e rregullt javore e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11.00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

-  Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë 'Publikimi i dokumentave zyrtare të Bosnjës dhe Herecegovinës që paraqesin shtet Republikën e Kosovës'. (Zyret e AKB-së, ora 13:30) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare, Bienalen e Venedikut. (Galerinë Kombëtare të Kosovës, ora 13:45)

- Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon 'Evidence Based Future'. (Hotel Grand, ora 14:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mbanë takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla e konferencave, objekti i APPK-së, ora 18:00)