24 Prill 2024

Kosovaret kthehen nga turneu nderkombtar i Ulqinit me 6 medalje

Prishtinë, 26 prill - Fundjavën e kaluar u organizua turneu tradicional ndërkombëtar “Trofeu i Ulqinit”.

Në këtë turne ndërkombëtar, që u organizua për të gjitha grup moshat. morën pjesë 200 pjesëmarrës nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania, Danimarka, Serbia, Rusia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia.

Pjesëmarrja e Kosovarëve ishte mjafte e madhe, por edhe me rezultate evidente duke fituar 6 medalje prej të cilave 1 e artë, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.

-    Besire Domaniku, vendi i parë në konkurrencën e veteraneve,

-    Rrahman Ademaj, vendi i dyte në konkurrencën e seniorëve,

-    Besart Domaniku, vendi i dyte në konkurrencën veteran 40-49,

-    Jeton Beqiri, vendi i trete në konkurrencën veteran 40-49,

-    Nehat Çitaku, vendi i dyte në konkurrencën Veteran 50-59,

-    Shend Raskova, vendi i trete në konkurrencën e Kadetëve

Turneu ishte mjafte mire i organizuar nga Federata e Pingpongut e Malit te Zi, nen patronatin e Ministrisë për të drejtat e njeriut të Malit të Zi.

Fituesit u shpërblyen me kupa dhe medalje ndërsa në konkurrencën e Seniorëve edhe me mjete monetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)