25 Prill 2024

Juventusi blen mesfushorin Betancur

Torino, 22 prill - Pa përfunduar ende ky sezon, në të cilin Juventusi lufton për Champions League, kampionat dhe Kupë Italie, klubi bardhezi ka zyrtarizuar blerjen e radhës për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Rodrigo Bentancur, mesfushor 20-vjeçar argjentinas, i cili ka firmosur një kontratë me kampionët e Italisë deri në vitin 2022.

Betancur ka tërhequr vëmendjen e klubeve europiane pas paraqitjeve të tij të mira me Boca Juniors, klub që përfitoi 9,5 milionë euro nga shitja e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)