26 Maj 2018

Costa refuzon Juventusin

Londër, 20 prill - “The Sun”, raporton se sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, ka refuzuar që t’i bashkohet Juventusit gjatë verës.

Raportohet se Costa nuk dëshiron të jetë sulmues i dytë në Torino, pas Gonzalo Higuain, teksa nuk e ka vendin të sigurt as në “Stamford Bridge”, pasi raportohet se sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, do të bashkohet gjatë verës me Conte.

Gjithashtu edhe Romelu Lukaku është afër transferimit te “Blutë e Londrës”, për këtë arsye Costa duhet të gjejë sa më parë skuadër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)