18 Janar 2018

Ministri Shala uron xhudistet Kelmendi e Gjakova

Prishtinë, 20 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë në kategorinë deri në 52 kg, respektivisht xhudisten Nora Gjakova, për fitoren e medaljes të bronztë në kategorinë deri në 57 kg, ku të dyja ngadhënjyen me ippon, në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Poloni, nga 19 deri më 23 prill.

Ministri Shala u shpreh se tashmë fitoret e xhudisteve tona nuk i dëshmojnë vetëm cilësinë dhe rezultatet, por janë një shembull i punës për sportistët tjerë që duan të ndjekin rrugëtimin drejt suksesit.

Gjithashtu, suksesi i xhudisteve kosovare është model edhe për xhudistet e shteteve tjera të cilat duan të arrijnë suksese në garat ndërkombëtare.

Ministri tha se është pak të shprehemi se ndjehemi të gjithë krenarë dhe të gëzuar për suksesin që ka arritur xhudoja kosovare në arenën ndërkombëtare. Rezultatet që kanë arritur dhe po arrijnë xhudistet tona tejkalojnë kufijtë e sukseseve në fushën e sportit. Ato lirisht mund të llogariten edhe sukses i shtetit tonë, tha Shala.

Po ashtu, Shala u shpreh se MKRS-ja po punon në hartimin e politikave sa më të mira për sportin por edhe duke investuar në infrastrukturë. Në muajin shkurt, MKRS-ja ka nënshkruar memorandum për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, ku ka ndarë 1 milion e 500 mijë euro.

Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, xhudistja Majlinda Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro, ndërsa Nora Gjakova me tetë mijë euro. Trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Janar 2018 - Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri. (Rezidenca e kryetarit Muhaxheri në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku do të formohet Komiteti për Politikë dhe Financa si dhe do të caktohen anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Demokracia Plus në bashkëpunim me CoDe organizon tryezën me temë “Roli i Grupeve Jo formale të Grave në Politik Bërje – Shkëmbimi i përvojave në mes të grupeve jo formale të grave në nivel lokal dhe institucioneve qendrore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF organizon konferencën e lançimit kombëtar të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Hapen punimet e punëtorisë me temë  “ Profilizimi i mësimdhënësve të klasave  I -V ”,  të organizuar nga MAShT dhe ku do të jenë të pranishëm drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në rajonin e Pejës  si dhe të gjithë drejtorët e Sh.F.M.U-ve së bashku me dy mësimdhënës të klasave  I –V dhe nga një mësimdhënës i shkollave të fshatrave. (Shkolla fillore “Shaban Spahija “ në Pejë, ora 10:00)

- Ministri i Infsrastrukturës, Pal Lekaj, do të zhvillojë vizitë inspektuese në Autostradën “Arbën Xhaferi”. (Autostrada në fshatin Doganaj, ora 10:30)

- Në kuadër të lansimit të programit Zhvillim Rajonal, Ministria për Zhvillim Rajonal,  nesër më 18 janar, 2018,  nga ora 13:30, organizon takimin me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të informimit të komunave lidhur me këtë programin për Zhvillim Rajonal dhe mundësit e zhvillimit socio- ekonomik rajonal. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e takimeve P-38 në, ora 13:30) 

- Mbahet mbledhja për themelimin e komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kordinim vendor në fushën e Shkencës së Astronomisë në kuadër të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës. (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 15:00)