28 Mars 2024

Komitetit Olimpik të Kosovës i ndahen 230 mijë euro

Prishtinë, 29 mars - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës, me qëllim të mbështetjes financiare që KOK-u të realizojë objektivat dhe synimet e saj.

Memorandumi i nënshkruar sot, parasheh që MKRS-ja kryen obligimet që të mbështesë KOK-un në vlerë prej 230 mijë euro për vitin 2017, shumë e cila do të paguhet në katër pjesë përbrenda vitit.

Ndërkaq, obligim i KOK-ut është që këtë buxhet ta shfrytëzojë për zhvillimin e politikave programore në fusha si: avancimin i sportit femëror, mjekësi sportive, aktivitete sportive ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për komunitetet pakicë dhe multietnike, aktiviteteve sportive për personat me aftësi të kufizuara dhe për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe federatave të sportit.

Ministri Kujtim Shala, tha se kjo përkrahje financiare do të jetë në shërbim të Komitetit Olimpik të Kosovës për realizimin e objektivave të planifikuara të tij për vitin 2017.

 Shuma e ndarë për KOK-un nga MKRS-ja do të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së sportit në vend, masivizimit të tij, ngritjes së kapaciteteve profesionale në fushën e sportit dhe pjesëmarrje konkurruese të sportistëve dhe ekipeve tona në garat vendore dhe ndërkombëtare, u shpreh ai.

Ndërkaq, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për KOK-un. Hasani tha se Qeveria, konkretisht Ministria vazhdimisht e kanë mbështetur Komitetin Olimpik të Kosovës dhe memorandumi që kemi nënshkruar sot është në vazhdën e këtij drejtimi, por është e nevjoshme që të ketë një dinamikë edhe më të shtuar të përkrahjes financiare në vitet në vijim.

Hasani, po ashtu e informoi ministrin Shala, për planet dhe punën që po bën KOK-u për ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të tij si dhe synimet për ciklin e ardhshëm olimpik për t’u prezantuar sa më cilësisht dhe për të korrë rezultate sa më të mëdha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)