23 Prill 2024

United gati të ofrojë 100 milionë euro për francezin Griezmann

Manchester, 19 janar - Në Angli janë të sigurt se Antoine Griezmann do të luajë në "Premier League" në sezonin e ardhshëm.

Siç shkruante të mërkurën gazeta “The Independent”, Manchester United është gati të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez të Atletico Madridit.

E përditshmja britanike shkruan për kontaktet e emisarëve të Manchester United dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë nisur prej kohësh dhe klubi anglez për transferimin e Griezmann është gati që të paguajë edhe klauzolen e lirimit, pra, 100 milionë euro.

Griezmann ka rinovuar verën e kaluar kontratën me Atletico Madridin deri në fund të sezonit 2021, me një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)