19 Prill 2024

Napoli, 50 milion euro për kartonin e Hysajt

Napoli, 27 shtator - Sipas asaj që shkruan Corriere Dello Sport në edicionin online të saj, mbrojtësi i krahut të majtë të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe De Laurentis kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re.

Bëhet fjalë për një kontratë që blindon Hysajn me skuadrën napolitane. Corriere shkruan se mbrëmjen e së hënës palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës me pesë vite të tjera, me opsionin e rinovimit plus një.

Klauzola e largimit të mbrojtësit “Kuqezi” është përcaktuar në 50 milionë euro, një shifër marramendëse për një mbrojtës e që praktikisht blindon shkodranin.

Sa i takon pagës së futbollistit, Corriere thotë se kontrata e re përcakton një shifër që varion nga 1.6 deri në 2.3 milionë euro në sezon, në varësi të rendimentit të lojtarit në fushë.

Zyrtarizimi pritet të bëhet brenda të enjtes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)