19 Nëntor 2017

Kurteshi: Ka pasur mirëkuptim ndaj kërkesave të rinisë

Gjilan, 17 korrik - Komiteti për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan ka miratuar të hënën raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të cilin e ka prezantuar Shpresa Kurteshi - Emini, kryesuese.

“Jemi munduar maksimalisht që t`i trajtojmë me kohë çështjet e kulturës, rinisë dhe sportit dhe si rekomandime konkrete i kemi dërguar në Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe Kuvend Komunal për zgjidhje”, ka thënë Kurteshi.

Anëtarët e kësaj trupe komunale, po ashtu kanë ngritur edhe shqetësime të ndryshme dhe kanë kërkuar informata mbi zhvillimet dhe ngecjet që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin, nga koordinatori dhe zyrtarët e Njësisë për Kulturë, Rini e Sport, ka thënë ajo.

Kurteshi - Emini ka përmendur disa prej çështjeve që janë ngritur nga Komiteti, siç është financimi i klubeve dhe aktiviteteve sportive, çështje të rinisë dhe kulturës, në përgjithësi, mirëmbajtjen e terreneve sportive, objekteve kulturore, gjendjen në teatër, përfshirë edhe problemet financiare dhe të tjera.

Ajo është shprehur e kënaqur edhe me bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të KKKRS, ndonëse përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.

“Puna e mirë që është bërë në këtë trupë komunale, është, rezultat i bashkëpunimit tonë në shqyrtimin dhe adresimin e çështjeve kulturore, sportive dhe rinore”, ka thënë Kurteshi – Emini, duke shtuar se është e vetëdijshme që mund të bëhet edhe më tepër.

Arzie Nuhiu (PDK) ka thënë se ky Komitet ka bërë rekomandime të shumta dhe të arsyeshme, por ka kërkuar të informohet se sa prej tyre janë realizuar. Njëherësh, ajo ka kërkuar informatë edhe për arsyet e anulimit të konkursit për drejtor të Teatrit, disa herë.

Sa iu përket rekomandimeve, Kurteshi – Emini ka thënë se Kuvendi Komunal, përfshirë edhe opozitën, ka treguar mirëkuptim të plotë për kërkesat e kulturës, rinisë dhe sporteve, sidomos të atyre financiare, brenda mundësive buxhetore.

Ndërkaq sa i përket Teatrit, ajo ka se nuk ka ndonjë përgjigje konkrete, por e ka vlerësuar shqetësues faktin që konkursi për drejtor po përsëritet disa herë.

KKRS ka vendosur që raportin e Njësisë për Kulturë, Rini e Sport ta shtyjë për një takim tjetër, meqë nuk ishte i plotë, ndërsa përgjegjësit e sektorëve nuk ishin të pranishëm në takim për të dhënë përgjigje në interesimet e anëtarëve të kësaj trupe komunale.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2017 - Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas votimit do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit për kryetar në 19 komuna dhe rivotimin për kryetar të komunës së Parteshit. (Qendra e Votimit 1907E në Fakultetin Teknik, ora 07:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 8:00)

 - Kongresmenit amerikan, Eliot Engel do të vizitojë qendrën e thirrjeve të Demokracisë në Veprim. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:00)

- Deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti  voton Fakulteti Juridik  të Universitetit te Prishtinës. (Qendra e votimit 1913E, Vendvotimi - 1913E/03R , ora 9:00)

- Kongresmeni amerikan, Eliot L. Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të pritet nga anëtarët e KQZ-së dhe me pas do të japin nga një deklaratë para gazetarëve. (Selia e KQZ-së, ora 9:20)
 
- Demokracia në Veprim mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vend votimëve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, voton në shkollën fillore “Çajupi”. (Mitrovicë, ora 9:30)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri voton në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. (Gjilan, ora 9:45)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit Sami Kurteshi voton në Gjilan. (Shkolla fillore "Selami Hallaqi", ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë  në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Shkollë fillore "Faik Konica". (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/01R, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka voton në Prizren. (Shkolla e mesme  "11 Marsi", ora 11:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera voton në Podujevë. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra voton në Kaçanik. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 10:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri voton në Shkollen fillore "Faik Konica" ne Prishtinë. (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/09D në objektin e shkollës, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 11:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj do të votojë në shkollën fillore Faik Konica. (Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 12:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati voton në Kamenicë. (Gjimnazi “Ismail Qmali”, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban konferencën e radhës për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën do të flasin Nënkryetari dhe deputeti, Dardan Sejdiu. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen "Arbëria", ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 15:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 16:00)

- E Diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor me c'rast behët ndezja e qirinjëve, në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente trafiku. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 17:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e tretë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 19:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 19:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 20:00)