19 Prill 2024

FEMaktiv organizon Javën e Debateve Feministe

Prishtinë, 20 korrik - FEMaktiv organizon Javën e Debateve Feministe duke filluar nga sot deri më 23 korrik, në hapësirën e Lumbardhit.

Java e Debateve Feministe organizohet me qëllim që ti trajton çështjet e ndyshme; duke filluar nga ajo se çfarë nënkupton feminizmi; si është i ndërlidhur feminizmi me sfera dhe lëmi të ndyshme apo si mund ti shohim këto lëmi nga perspektiva e feminizmit?

A mund të jenë edhe burrat feminist? A mund të flasim për një drejtësi e cila siguron barazi në mes të grave dhe burrave?

Sa jemi të gatshëm ne si shoqëri ta pranojmë feminizmin si pjesë të jetës tonë? Sa është i rëndësishëm kontributi ynë si qytetarë/e në këtë drejtim? Gjitha këto janë çështje që synohen të trajtohen gjatë kësaj jave.

Iniciativa FEMaktiv fton të gjithë qytetarët/et që të marrin pjesë në këtë debat të hapur, që do të zgjatë katër ditë duke debatuar çështje të feminizmit në sfera të ndyshme të jetës tonë.

Për më tepër, java e debateve feministe ka për qëllim ngritjen e debatit se çfarë kontributi mund të japim ne si qytetarë/e për ta arritur një barazi gjinore në mes të grave dhe burrave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)