28 Mars 2024

Hapet ekspozita 'Bukuri e fshehur në lëvizje'

Prishtinë, 25 maj - Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës sot bëhet hapja e ekspozitës “Bukuri e fshehur në lëvizje” e skulptorit Albulen Neziri.

Ekspozita përmban 21 punime,  të formateve dhe formave të ndryshme të ndara në nëntë cikle, si “Torzo”, “Trupi i njeriut”, “Meditim për njeriun”, “Figura në lëvizje”, “Energjia e brendshme”, “Zemra”, “Misteri i vrimave”, “Model arkitektural” dhe “Shqiponja”.

Këto punime autori i ka realizuar kryesisht nga materiali i gurit si mermeri, guri natyral, graniti dhe oniksi, ndërkaq një pjesë e tyre janë edhe nga materiali prej druri.

Kuratori i ekspozitës, Zeni Ballazhi, shprehet se në veprat e Albulenit gjen lumturinë, gëzimin dhe hidhërimin. “Jo vetëm për gurin, drurin, metalin apo ndonjë objekt të gatshëm të hedhur në plumb, ai ka nevojë për ngjyra dhe cilësi, të latuara qetë dhe të lëmuara, sepse nuk është vetëm materiali si frymëzim, por edhe frymëzimin e tij ai e sheh brenda bllokut të imagjinatave të tij” vazhdon tutje Ballazhi.

Kjo ekspozitë financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj-Shala - koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës.

Ndryshe, Albulen Neziri ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative drejtimi Skulpturë në Universitetin e Prishtinës.

Ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive duke filluar nga pjesëmarrjet e tij që nga viti 2009 në ekspozitën e studentëve “Ura me tri harqe” të universiteteve nga rajoni si dhe disa ekspozita kolektive në vend.

Krijimtaria e tij artistike përfshin skulpturën monumentale bashkëkohore dhe atë kombëtare duke e transformuar në një stil të veçantë modern.

Kjo është ekspozita e tij e parë personale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)