19 Prill 2024

Dënohet ashper sulmi fizik ndaj aktorit të trupes rezidente të TKK-së

Prishtinë, 24 maj - Shoqata Sindikale e Teatrit Kombetar te Kosoves, denon ashper sulmin fizik ndaj aktorit te Trupes Rezidente te TKK-se, njeherit anetarit te SHSTKK-se, Veton Osmani, nga i ashtuquajturi udhehqesi artistik i Teatrit Kombetar Agon Myftari dhe asistues te bandes se tij, te instaluar ne kete institucion.

Mesymja fizike ndaj nje aktori me vlera te larte morale, njerezore dhe profesionale, si Veton Osmani, ne ambientet e Teatrit Kombetar te Kosoves, si institucioni me i larte skenik i vendit, i destinuar per perfaqesimin te vlerave kulmore shpirtnore - nacionale, eshte damkosje me kosto te pallogaritshme, per imazhin e ketij institucioni ne publik, te cilen mund ta prodhojne vetem armiq te perbetuar te TKK-se, si Agon Myftari dhe banda e tij kriminalo-profitere.

Agon Myftari qe me ardhjen e tij si udhehqes artistik ne TKK, ((pasi ishte zene duke vjedhur vepren skenike \" 39 shkallet\" (plagjiature kjo e verifikuar nga ekspertet teatrolog te produksionit West End, ne maj te vitit 2013) , me ane te nje konkursi te kurdisur nga mentori i tij Jeton Neziraj),fillimisht duke krijuar klanin kriminal rreth tij, te joshur me perfshirjen e perhershme ne role te tyre, e ne anen tjeter duke diferencuar aktore me vlera te larta interpretative, i dha grushtin e pare ketij institucioni, per t\'a devalvuar TKK-en sistematikisht, deri sa kete grusht antiskenik ,t\'a kthej ne grusht fizik, kunder nje aktori shembull ( ne sjellje) qe ka TKK-ja si Veton Osmani dhe ate duke e goditur disa her parreshtur, vetem se Veton Osmani kerkoi hapesire vepruese ne TKK.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombetar te Kosoves shprehe indinjaten e thelle ndaj Ministrise se Kultures, ku edhe pas dhjetrave denoncimeve publike te bera nga SHSTKK-ja rreth gjendjes alarmante ne kete institucion dhe shkaterrimit te vlerave skenike dhe humane brenda tij , te percjellur nga shkelja drastike e ligjit, klanizmi, familjarizmi, korrupcioni, diskriminimi i punetoreve dhe aktoreve, sulmet verbale dhe kercenimet sistematike nga udheheqja e TKK-se,konkurset antiligjore dhe te kurdisura,  heshti ter kohen, duke mos marre asnje veprim per t\'a pervenuar degjenerimin e gjendjes, deri ne kete pike ku eshte tani.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombetare te Kosoves i ben thirrje perfundimtare Ministrise se Klutures qe te filloj procedurat e miratimit te rregullores \"Per angazhimin e aktoreve te Trupes Rezidente dhe aktoreve te jashtem\", ne menyre qe te kthehet konkurenca e shendoshe e vleres ne kete institucion , te cilen e kane demtuar skajshmerisht armiq te perbetuar te vleres skenike si Agon Myftari me shoke.

Shoqata Sidikale e Teatrit Kombetar te Kosoves, konsideron se dhunues te tille si Agon Myftari dhe asistues te tij bashkdhunues, nuk kane vend ne Teatrin Kombetar te Kosoves, keshtu qe i bene thirrje Ministrise se Kultures dhe ministrit ne detyre Kujtim Shala, qe te vihen ne krye te pergjegjesise institucionale,duke ndermarre hapat proporcional ne lidhje me kete rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)