23 Prill 2024

Hapet ekspozita vetjake e piktorit shqiptar Zef Shoshi

Prishtinë, 30 mars - Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë dhe Galeria Kombëtare e Kosovës prezantojnë për publikun ekspozitën vetjake të piktorit shqiptar Zef Shoshi.

Këto vepra vijnë si pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe koleksionit privat të artistit.

Zef Shoshi është një nga artistët më në zë të arteve pamore të shekullit të XX në Shqipëri, pjesë e grupit të piktorëve kryesorë të Realizmit Socialist në Shqipëri.

Ai është i njohur për tablotë e tij kompozicionale me tema të ndryshme nga historia, nga klasa punëtore dhe bujqësia, tema në mbështetje të propagandës shtetërore komuniste, si dhe një seri tablosh kushtuar figurës së Enver Hoxhës.

Ekspozita do të çelet sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë dhe do të qëndrojë e hapur deri me 30 prill

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)