24 Prill 2024

6056 banorë i kanë thënë jo privatizimit të kinemasë se Pejës

Pejë, 29 mars - Sot është mbajt konferenca për media në lidhje me peticionin për anulimin e likuidimit të kinemasë Jusuf Gërvalla.

Mbledhja e nënshkrimeve ka zgjatë 10 ditë, gjatë kësaj kohe 6056 banorë i janë përgjigjur thirrjes së iniciativës.

Të nënshkruarit në peticion kanë kërkuar, anulimin e procesit të privatizimit (përmes likuidimit) të Kinemasë Jusuf Gërvalla nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, dhe mbështetjen e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit.

Skena e pavarur e kulturës në qytetin e Pejës është deklaru se do të vazhdoj iniciativën deri në momentin kur anulohet procesi i likuidimit.

Në konferencë pjesëmarrësive ju është përkujtu që para një jave 70 organizata të shoqërisë civile janë angazhuar në iniciativën për t’ia kthyer kinemanë qytetit e strukturuar rreth një numri veprimesh, që kanë pasuar deklaratën e përbashkët, dhe rekomandimet e shoqërisë civile për institucionet shtetërore kanë qenë:

1.Anulimin e procesit të privatizimit (përmes likuidimit) të Kinemasë Jusuf Gërvalla nga Agjencia Kosovare e Privatizimit,

2.Mbështetja e organizatave të pavarura kulturore dhe rrjetit të organizatave të kulturës në Pejë për të revitalizuar kinemanë e qytetit

3.Ngritja e fondeve nga buxheti shtetëror, donatorët ndërkombëtar dhe vendor, dhe palët e tjera për restaurimin dhe rifunksionalizimin e ndërtesës së Kinema Jusuf Gërvallës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)