17 Janar 2018

Asistentët ligjërojnë në vend të profesorëve

Prishtinë, 14 korrik - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA ka prezantuar sot raportin e dytë “Dembelët e Hasan Prishtinës”.

Rron Gjinovci, kryetar i ORCA-s shprehet se raporti bazohet në monitorimin sistematik të Fakultetit Ekonomik, Filozofik, dhe Juridik gjatë tre muajve të fundit. Sipas Gjinovcit, janë monitoruar konsultimet, ligjëratat dhe provimet në këto tri fakultete.

Pjesa e parë e raportit “Dembelët e Hasan Prishtinës” që merret me konsultimet në këto tre fakultete është publikuar në muajin maj. Përgjatë muajit maj është vazhduar me monitorimin e mbarëvajtjes së ligjëratave sipas orareve zyrtare të këtyre fakulteteve të shpallura nga Universiteti i Prishtinës.

Hulumtimi vë në pah mosrespektimin e orarit të punës nga një pjesë e stafit akademik. Sipas të gjeturave të hulumtimit, nga 1177 ligjërata sa janë monitoruar në tri fakultetet e përfshira në hulumtim, 218 apo 18,5% prej tyre nuk janë mbajtur për shkak të mosprezencës së profesorëve.

Po ashtu, gjatë muajit qershor ORCA ka monitoruar mbarëvajtjen e provimeve, ku janë monitoruar nga 20 provime për Fakultetin Ekonomik, Filozofik dhe Juridik; në total 60. Nga këto 60 provime, 4 nuk janë mbajtur fare, 14 janë mbajtur nga asistentët ose profesorë të tjerë, dhe 15 kanë filluar me vonesë më shumë se 15 minuta.

Gjinovci thotë se për ta parë edhe nga perspektiva e studentëve situatën rreth mbarëvajtjes së mësimit: konsultimeve, ligjëratave dhe provimeve, ORCA ka administruar një pyetësor te 92 studentë të të tri fakulteteve me pyetje që kanë të bëjnë me konsultimet, ligjëratat, provimet si dhe disa pyetje të përgjithshme për cilësinë e Universitetit të Prishtinës si institucion i arsimit të lartë.

Sipas Gjinovcit, rezultatet e pyetësorëve tregojnë se përshtypja e studentëve është se në universitet mbretëron një gjendje relativisht e dobët e organizimit.

“Nga 92 respondentë, 74 kanë thënë që ligjëratat mbahen me rregull sipas orarit zyrtar. Nga 92 respondentë, 76 kanë thënë që ka ndodhur që asistenti ka ligjëruar në vend të profesorit çka përbën shkelje të Statutit të UP-së. Nga 92 respondentë, 37 kanë thënë që ekziston mjaft hapësirë/salla për të zhvilluar provimet, ndërsa 55 kanë thënë që nuk ka mjaft hapësirë/salla për t’i zhvilluar provimet”, thotë Gjinovci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Janar 2018 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për ndërmarrjet sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 303, ora 10:00)

- Në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen homazhe te shtatorja e Skënderbeut. (Shtatorja e Skënderbeut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit, për vitin 2017 si dhe shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Për nder të 18 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, do të mbahet shënimin simbolik të këtij përvjetori, në të cilin pjesëmarrës do të jenë Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Ministri i Financave Bedri Hamza, palët e interesit dhe donatorët. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla  C 301, ora 11:00)

- Prezantohen projektet e studentëve, të cilët do të pasqyrojnë punën që është bërë gjatë semestrit dimëror 2017/18. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluejtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finanaca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të vizitojë kompaninë e prodhimit të produkteve farmaceutike “Trepharm”. (Hapësirat e “Trepharm” në Sllatinë, ora 12:30)

- Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. (Sheshi kryesore para zyres se kryetarit ne Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë në të cilen do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora  15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademin e Flakes se Janarit 2018, qe i kushtohet 550 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar Skenderbeu dhe 50 vjetorit te protestave masive per flamurin kombetar. (Teatri i Qytetit, ora 16:00)

- Muzeu i Kosovës, me nismën e "Museum Illyricum" - Zvicër, organizojnë ekspozitë me libra; pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet '30-ta. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

- Hapet ekspozitë 55 portrete për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skenderbeu dhe 50 vjetorit të protestave masive për flamurin kombëtar organizon aktivitetin Peneli i Flakes. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)