28 Mars 2024

Studentja Blerinë Ajvazi merr pjesë në Samitin në Korenë Jugore

Gjilan, 13 korrik - Blerinë Ajvazi është studente e Fakultetit të Edukimit Program Fillor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, e cila do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International Woman Peace Group.

Pas realizimit të disa aktiviteteve në Universitet si, legjislacioni i fushatës për paqe, videoja celebruese dhe intervista ve të drejtpërdrejta nga Universiteti “Kadri Zeka” në IPYG në Korenë Jugore, studentja Ajvazi ishte përfaqësuesja më e re në botë ku nga të gjitha videot e realizuara nga e gjithë bota për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë, videot e studentes së Universitetit tone janë zgjedhur ndër më të pëlqyerat.

Këtë vit, në muajin shtator, Blerina është ftuar që të merr pjesë në Samitin e radhës në Republikën e Koresë Jugore.

Ndryshe, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në muajin dhjetor të 2015, pati qëndruar Delegacioni i Paqes nga Koreja Jugore nën udhëheqjen e Man Hee Lee dhe Nam Hee Kim kryetare e IWPG – International Woman Peace Group, vizita e të cilëve ka pasur për qëllim informimin rreth aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HWPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare.

Edhe Bajram Kosumi, rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, në samitin botëror “World Alliance of Religions Peace 2014”, i cili është mbajtur në Seul të Koresë në vitin 2014, në mesin e personaliteteve të shquara politike e fetare nga mbi 100 vende të botës, ka nënshkruar deklaratën e Paqes për ndalimin e luftërave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)